Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Londër, mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor/ Në fokus të diskutimeve, çështje të emigracionit dhe sigurisë

schedule16:16 - 22 Tetor, 2025

schedule 16:16 - 22 Tetor, 2025

Londra mirëpriti këtë të mërkurë samitin e radhës së procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama sëbashku me homologet nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje Hercegovina diskutuan me zyrtarët e lartë të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për çështje të cilat lidhen me sigurinë, emigracionin dhe rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Samiti u konceptua mbi dy panele; i pari me temë “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”, ndërsa në panelin e dytë për sigurinë dhe migrimin.  Pikërisht kjo e fundit mbetet teme e nxehtë në Britaninë e Madhe, e cila pret samitin vjetor të procesit të Berlinit, edhe pse vetë doli nga Bashkimi Europian në vitin 2020.

Shqipëria ka patur kërkesa nga dy kryeministra britanik, konservatorë dhe laburistë, për një marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për riatdhesim emigrantësh të paligjshëm, ndërsa janë nënshkruar disa marrëveshje në fushën e sigurisë, prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes, partneriteti strategjik apo edhe transferimin e të burgosurve shqiptare.

Britania ka dërguar oficerë të zbatimit të ligjit në rajon për të punuar me agjencinë kufitare të BE-së, Frontex ndërsa është në kërkim të vendeve të gatshme për të ndërtuar qendra, ku azilkërkuesit e refuzuar të mund të mbahen deri kur të deportohen në vendet e origjinës.

Samiti I kësaj të mërkurë në Londer, rikonfirmon edhe një herë rritjen e rolit të Britanisë së Madhe në rajon por edhe angazhimin e Bashkimit Europian për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!