Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasje e dyfishtë për një…kafe/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Durrës

schedule08:24 - 22 Tetor, 2025

schedule 08:24 - 22 Tetor, 2025

Konflikti ku mbetën të vrarë dy të rinjtë në Durrës ka nisur për një “kafe”. Njëri prej viktimave dhe një person që e shoqëronte ka shkuar në një lokal pranë një karburanti dhe i ka kërkuar kamarierit t’i bënte kafe.

Duke qenë se ishte shumë vonë, kamarieri i ka thënë se nuk mund t’i shërbente kafe pasi ekspresi ishte i fikur.

Në këtë moment, ka ndërhyrë një prej personave të tjerë që ndodheshin në lokal, Aranit kurti dhe Daniel Pepa. Pas debateve dhe fyerjeve të ndërsjella, Flori Paluçi ka qëlluar Arianit Kurtin, ndërsa Daniel Pepa ka qëlluar mbi Flori Paluçin.



Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend.

Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!