Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka pranuar të tërhiqet nga posti i tij dhe si hap i parë SHBA hoqi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve tee tij.
Eksperti i sigurisë Burim Ramadani komentoi për ‘Ballkan Update’ ndëshkimin amerikan ndaj Dodik duke thënë se ish presidenti i Republikës Serbe në Bosnje ose do të arrestohet ose do të largohet për në Rusi. Më tej, Ramadani tha se synimi i SHBA dhe perëndimore ka qenë që të mos destabilizohej Bosnja dhe rrjedhimish Ballkani Perëndimor.
“Ky është fundi politik i krahut të djathtë të Beogradit. Koha e Serbckës ka pëfunduar.
Dodik ose do të arrestohet në periudhën e ardhshme ose do të largohet nga Bosnja për në Rusi siç ka ndodhur në shumë autoritar.
Përpjekjet e Dodik dhe strukturës që ka qeverisur do të jenë përpjekje te vazhdueshe për të destabilizuar Bosnjen dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo besoj se ka qenë qartësia e perëndimoreve se nuk mund të lejohet destabilizimi i Ballkanit dhe ky mesazh pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Dodik, do të jetë mesazh i pandryshuar.”
/ abcnews.al /

