Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama procesin i integrimit është sa teknik po aq edhe politik. Ndërsa theksoi se çdo vend duhet të ketë mundësinë të përmirësohet.
“Procesi është binar, nga njëra anë është tërësisht teknik dhe nga ana tjetër, politik. Por një gjë është e qartë, nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspekte teknike të procesit në çdo fazë, por mund të plotësosh të gjitha aspektet dhe sërish mund të kesh mungesë mbështetje. Nuk po jepnin rezultate pasi Europa është paciente me 27 doktorë, ishin 28 por njëri u çmend dhe u desh të shkonte të merrte një kurë. Ne për disa herë me radhë kishim disa doktorë që nuk na lanë të merrnim hapa të mëtejshëm. Kujtoj që disa vite më parë ishim ndryshe dhe tani na thuhet jemi pararojë, por sërish ju them mos e thoni më këtë fjalë sepse ndez mëri. Por çdo vend duhet të ketë mundësinë të përmirësohet. Dhe kur bëhet fjalë për pakënaqësinë, sigurisht jemi ballkanas dhe pa mërinë ndaj njëri tjetrit nuk do ishim këta që jemi. Por nuk jemi më vetëm ky është lajmi i mirë. Sepse një herë e një kohë ishim ne që nuk gjenim kompromis, por tani klubi ballkanas është bërë kaq i madh, dhe tashmë është fakt. Është një ballkanizim kaq i madh saqë na duket vetja si të rriturit në dhomë kur shohim që të tjerët grinden me njëri tjetrin…”, tha Rama.
Më tej u ndal tek çështja e emigracionit, duke rikujtuar edhe etiketimet ndaj shqiptarëve si më problematikë, ndërsa theksoi se shpesh emigracioni është përdorur si ‘kokë turku’.
“Më kujtohet ajo që u quajt referendumi i largimit…Shqipëria është bërë një temë edhe më e madhe, por problemi nuk janë shqiptarët apo emigrantët. Por problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të largimit nga Europa. Mua më vjen keq, që kur dikush që quhej Suela, një tjetër qeveri që piketoi shqiptarët, “thjesht mbaje mend mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët zhdukesh.” Këtu gjeta gazetarë që flisnin për të…Nëse i nxjerr nga vendi, kush do t’i bëjë këto punë…Cilët janë ata britanikë që do vijnë të kujdesen për kopshtet tuaja kaq të bukura. Edhe emigracioni është një kokë turku…Sigurisht ka problemin e paligjshmërisë, emigrantë të parregullt….”, tha ai.


