Eksperti i ekonomisë, Igli Tola thotë se ka një ngadalësim të huave për individ, për shkak edhe të politikave të ndjekura nga bankat.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Tola u shpreh se bizneset kanë kërkuar më shumë kredi.
Tola shtoi se mund të ketë ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, për normën bazë të interesit.
“Në këtë moment, kemi stepje nga ana e qytetarëve, por edhe protokoll rigoroz nga bankat, për dhënien e kredive. Kemi situatë të disfavorshme për të marrë kredi nga qytetarët. Sistemi bankar është i vetmi financim nga palë të treta për bizneset. Kërkesat nga sipërmarrjet kanë mbetur të njëjta. Mendoj që do jetë në këtë trend. Duke pasur perspektivën për anëtarësim në BE, kërkesat do të jenë në rritje. Gjykoj që do kemi ndërhyrje të shpejtë në normën e interesit. Do ketë përpjekje për të mbajtur të stabilizuar normën e interesit.”, theksoi ai./abcnews.al

