Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kurti, sponsorizues i koalicionit VLEN’, Hoti: Ka dërguar ministra në tubimet e partisë

schedule17:55 - 20 Tetor, 2025

schedule 17:55 - 20 Tetor, 2025

Partia VLEN ka arritur të triumfojë në disa prej komunave kryesore në Maqedoninë e Veriut nga zgjedhjet e kësaj të diele.

Gazetari Shkodran Hoti komentoi për ‘Ballkan Update’ rezultatin dhe ndikimin e Albin Kurtit në këto zgjedhje lokale. Hoti tha se Kurti është sponsorizues i VLEN dhe ka dërguar në tubimet e kësaj partie anëtar të rëndësishëm të Vetëvendosjes.

“Është e vertetë ndërhyrja e Kurtit, është sponsorizues i VLEN. Bekim Qoku është deputet dhe është anëtar i VetëVendosjes në këshillin qëndror. Kurti e ka bërë të ditur me njerëz të tij që i ka dërguar në tubiumet e koalicionit VLEN. Kanë qenë në nivel ministrash Hysen Dermishi  ministër i infrastrukturës që ka marrë pjesë në këto tubime. Kurti ka mbajtur raporte të njëanshme në Maqedoni ku i ka të ftohta me palën tjetër”, tha ndër të tjera Hoti.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!