Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogradec, shpërthen granata/ Plagoset 49-vjeçari, po punonte tokën në fshatin Gështenjas

schedule13:04 - 20 Tetor, 2025

schedule 13:04 - 20 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate. Ngjarja është regjistruar sot në fshatin Gështenjas, teksa ishte duke punuar me një mjet bujqësor.

Gentian Yzellari po merr trajtim në spitalin e Pogradecit me dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkaq po shikohet mundësia për ta transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Incidenti ndodhi teksa 49-vjeçari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës ka aktivizuar një granatë dore e cila ndodhej nën tokë dhe më pas ka shpërthyer.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes.

Dyshohet se granata i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!