Duhet të kalonte më shumë se një dekadë për fitoren e Manchester United më “Anfield Road” dhe po aq që Liverpool të regjistronte tre humbje radhazi në Premier League.
Fakte që konfirmojnë atmosferën krejt të ndryshme në dy prej gjigandët e futbollit anglez, që në javën e tetë të sezonit pa rikthimin e “Djajve” të tij.
Manchester United triumfoi 2-1 në derbin e Anglisë dhe e bëri këtë në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm, falë një paraqitje që i mungonte prej shumë kohësh.
Mbuemo kaloi miqtë në epërsi që në minutën e dytë, ndërsa realizimi i sulmuesit shumë të kritikuar mbeti gjatë në fuqi.
Pasi duhet të bënte llogaritë me fatin e keq, duke u ndalur në tre raste nga shtyllat, Codi Gakpo barazoi shifrat në minutën e 78-të.
Por festa dhe shpresat e “The reds” për të kthyer rezultatin zgjatën pak.
Pas vetëm gjashtë minutash, Manchester United u kthye sërish në avantazh me lojtarin më të papritur.
Harry Maguire ndali topin në rrjetë në fundin e sfidës, duke vulosur edhe fitoren e “Djajve të Kuq”, që ngjiten në vendin e 9 të renditjes, por gjithsesi mbeten larg kreut dhe lavdisë së tyre.
Nga ana tjetër, me këtë humbje, kampionët në fuqi të Premier League mbeten në vendin e tretë, por shohin më larg kryesuesit dhe rivalët e mëdhenj në garën për titullin./abcnews.al

