Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po forcohet trajektorja pro ruse në Ballkanin Perëndimorë?

schedule11:45 - 20 Tetor, 2025

schedule 11:45 - 20 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë tregues i forcimit të koalcionit në pushtet VMRO-DMNE, VLEN.

Nisur nga programi qeverisës i Kryeministrit Mickoski i cili që në filizë ka kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit si dhe atë të Prespës, që kundërshtojnë dhe eliminojnë të drejtat politike dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në qeverisje, përafrimi me qeverisjen Vuçiq janë tregues i fillimit të prishjes së përmbajtjes shterërore atje.

Për më tepër, shmangja gjithnjë e më e qartë nga sistemi i vlerave perëndimore është tregues i qartë i forcimit të një diagonale strategjike jo perëndinore.

Betonimi i koalicionit VMRO-VLEN në Maqedoninë e Veriut do të provoj të hedhet me tërë arsenalin njerëzorë dhe financiar në Kosovë gjatë balotazhit në zgjedhjet komunale.

Bashkëpunimi VMRO-VLEN me VV-në në Kosovë na shpien te ekuacioni me determinanten jo-perëndimore. Një aks i ri në Ballkanin Perëndimorë që rrezikon hartën politike të Evropës së shekullit XXI në të cilën trungu politik shqiptarë në Rajon lehtësisht mund të shndërrohet në objekt dhe jo subjekt trajtimi.

Një margjinalizim dhe delegjitimim i heshtur i faktorit politik shqiptarë në Maqedonin e Veriut, bashkëpunimi Kurti-Mickoski dhe Meckoski-Vuçiq krijojnë një trajektore strategjike e cila mund të jetë në shërbim të gjeopokitikave inverze me atë Euro-Atlantike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!