Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mot i qëndrueshëm vijon të dielën, priten reshje të izoluara në lindje të vendit

schedule07:16 - 19 Tetor, 2025

schedule 07:16 - 19 Tetor, 2025

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!