Ilir Meta publikon videon e dytë për Ardian Dvoranin

schedule14:18 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 14:18 - 18 Dhjetor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar spotin e dytë për kreun e KED, Ardian Dvorani.

Të dashur qytetarë,
Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Në video thuhet se Dvorani ka shkelur Kushtetutën, duke ndjekur rrugën e partisë.

Si shpjegohet që Dvorani shkel Kushtetutën, ligjin, del mbi vendin e KED dhe i rrëmben kompetencat kushtetuese Presidentit? Sepse Dvorani nuk ndjek rrugën e Kushtetutës, por rrugën e partisë”, thuhet mes të tjerash në videon ilustruese.

Kujtojmë se kreu i shtetit ka ngritur kallëzim penal për Dvoranin, dhe shkak i përplasjes së tyre u bënë emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!