Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Minutë pas minute/ UÇK bashkon Kombin në Tiranë. Mijëra shqiptarë kërkojnë lirimin e liderëve të UÇK-së

schedule18:17 - 17 Tetor, 2025

schedule 18:17 - 17 Tetor, 2025

Tirana u kthye këtë të premte në kryeqendren e Shqiptarisë. Nën moton “Unë jam UÇK”, “Liria ka emër”, “Liri për Çlirimtarët”, mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diapora, u mblodhën në Sheshin Skënderbej në një protestë mbarëkombëtare për lirimin e ish kryeministrit Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK, të cilët prej 5 vitesh po mbahen në dhomat e specializuara në Hagë.

Nga djali i Hashim Thaçit, tek familjarë të ish krërëve të tjerë, ish veteranë të UCK, personalitete të larta nga të gjitha trevat shqipfolëse, të gjithë në Tiranë, për një mesazh të përbashkët.

“Sot nga kjo tokë i themi botës se nuk ishim kriminele, por bijtë e këtij kombi që dhanë gjithçka për Atdhe.”

I cilësuar si gjenerali i luftës dhe i paqes, protestës iu bashkua edhe ish presidenti Alfred Moisiu, i cili ndersa ndau një bisedë me ish krerët e UÇK-së në Hagë. Ai bëri thirrje të mos lejohet nëpërkëmbja e gjakut të dëshmorëve shqiptarë të rënë për lirinë e Kosovës.

“Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve”

të vetët i kishte në rreshtin e parë në Sheshin Skëndërbej por Edi Rama nuk mori pjesë në protestë për të mos e politizuar. Për kryeministrin shqiptar nuk mungoi një dhuratë, një poster që mbante foton e tij me mbishkrimin “Shpëtimtari i Shqiptarëe”. Por në këtë protestë munguan dy parti shqiptare; vetëvendosja e Kurtit dhe partia demokratike e Berishës. Për këtë një mesazh e kishte Ali Ahmeti, kreu I BDI-së, që ndërpreu fushatën.

“Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake dhe zgjedhore. Liria e Kosovës nuk është fushë pjellore për ndasi ndërshqiptare”

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi prej 5 vitesh po mbahen në dhomat e specializuara në Hagë për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Ndaj për të gjithë këtë proces dhe padrejtësitë që po konstatohen gjatë gjykimit të tyre, mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për Çlirimtarët e Kosovës.

Ndër të tjera koordinatori i protestës Azgan Haklaj, i propozoi presidentit të Republikës, Bajram Begaj të nderojë me urdhrin e Flamurit, ish krerët e UÇKqë ndodhen në Hagë.Po ashtu nga Presidentja Osmani kërkoi ndërimin e tyre me urdhrin me titullin më të lartë që i jep Kushtetuta, propozim që iu bë edhe Këshillit më të lartë në Mal të Zi.

“I propozoj publikisht presidentit Begaj që djemtë që ndodhen në Hagë të nderohen me urdhrin e Flamurit. I propozoj Presidentes Vjosa Osmani ti nderojë me titullin më të lartë, të drejtë që ja jep Kushtetuta, gjthashtu dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe Këshillit Kombëtar të Preshevës”- tha ai.

Organizatorët kanë bërë thirrje për një tubim paqësor dhe dinjitoz, si shprehje e unitetit dhe e kërkesës për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Më herët një protestë e ngjashme është zhvilluar në Hagë, ndërsa është paralajmëruar që një protestë e tillë të zhvillohet edhe në Shkup.

 

Ora 17:58 “Pro UÇK”/ Ali Ahmeti mesazh në Tiranë: Liria e Kosovës nuk është arenë politike dhe ndasi shqiptare

“UÇK ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për luftë dhe nuk ka shkelur ligjet e luftës. Është dëshmuar nga gjykata ndërkombëtare dhe vendore. U dëshmua edhe nga dëshmitë amerikane dhe britanike në Hagë. Gjykimi shfaqi botërisht që UÇK ishte partnere e NATO-s amerikës dhe Evropës. Dëshmitë konfirmuan se jemi partnerë të Uashingtonit dhe Brukselit.

Ora 17:56 “Faleminderit Shqipëri!”, Kreu i BDI: Drejtësi për çlirimtarët, të ngremë zërin për njohjen e luftës së drejtë

“Faleminderit Shqipëri, nënë. Na ke trajtuar dhe pritur si nëna,bijë. Do të doja të falenderoja presidentin Alfred Moisiun, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull në shpatull për tu solidarizuar me luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkëkombas, shoqata të Shqipërisë dhe Tiranës, për organizimin dhe kontributin që jepni në këtë fushë për drejtësi. Të nderuar atdhetarë nga të gjitha trojet përballë shtatit të lartë të Gjergj Kastriotit.

Ora 17:35- “Ngremë zërin për padrejtësitë që po i bëhen bijve të Kosovës”, Moisiu: Akuzat të fabrikuara në qarqet e errëta serbo-ruse

Akuza të fabrikuara qarqet e errëta serbo ruse, i ka konsideruar ish presidenti Alfred Moisiu akuzat e ngritura në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK.

Në fjalën e tij në protestën në mbështetje të tyre në Tiranë, ish presidenti Moisiu tha se sot ngrejmë zërin ndaj padrejtësive që po I bëhen bijve të Kosovës

Ora-17:30- Tubimi në Tiranë: Lironi çlirimtarët!/ Reagon Begaj: UÇK-ja, krenaria e historisë kombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.

Ora 17:24 Tubimi në Tiranë: Lironi çlirimtarët/ Reagon kryeministri Edi Rama: Zemra mal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me protestën që po mbahen në sheshin Skënderbej, në mbështetje të ish krerëve të UCK që po gjykohen në Hagë.Rama ka publikuar një video nga pjesëmarrja e shqiptarëve në protestë, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjen UÇK, UÇK. Zemra mal shkruan Rama bashkëngjitur videos, ku janë vendosur flamujt e Shqipërisë e Kosovës.

Ora 17:21 Tubimi në Tiranë/ “Nuk do heshtim kurrë, protesta s’është politike’, Hysni Gucati: Kosova ka luftuar për lirinë

Kryetari i Organizatës Veteranët e Luftës Hysni Gucati nisi protestën në sheshin ‘Skënderbej’ për padrejtësinë ndaj pesë krerëve të UÇK të cilët ndodhen në paraburgimin e Hagës. Gucati tha se e gjithë historia dhe bota mbarë kanë parë krimet serbe dhe se protesta e sotme nuk ka lidhje me politikën. Më tej, Gucati tha se Gjykata Speciale ka humbur besimin e shqiptarëve dhe se proceset në Hagë janë të njëanshme.

Ora 17:20 “Lufta e UÇK, e shenjtë dhe e drejtë”/ Keçi: Drejtësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë përpara të vërtetës historike

Kryetari i Shoqatës “Tirana”, Rushdi Keçi mbajti fjalën e tij në tubimin pro UÇK, në sheshin “Skënderbej” Keçi u shpreh se lufta e UÇK është e shenjtë dhe e drejtë, teksa shtoi se ish krerët e saj po mbahen padrejtësisht të burgosur. Ndër të tjera, Keçi deklaroi se drejtësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë përpara të vërtetës historike.

Ora 16:46 Fotolajm/ Djali i Hashim Thaçit në prostën e shqiptarisë në Tiranë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, po merr pjesë në protestën e organizuar në Tiranë në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Ai është parë të jetë i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla. Po ashtu, afër tij janë edhe figurat e PDK-së si kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, deputetja e PDK-së, Sala Jashari e qytetarë të tjerë.

Ora 17:00 Protestës i janë bashkuar ish Presidenti Alfred Moisiu si edhe kreu i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama

Ora 16:26 Në prag të protestës/ Pamjet me dron, shqiptaria mblidhet në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

Këto janë pamjet që vijnë nga sheshi Skënderbej pak çaste para protestës e cila pritet të nis rreth orës 17. Ashtu siç ishte lajmëruar, në zemrën e Shqiptarisë në Tiranë, mijëra shqiptarë do të protestojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-krerët e UCK, ende po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ora 16:19 Në këmbë nga Prishtina në Tiranë për protestën/ Ish-luftëtari i UÇK: Mbrojmë çlirimtarët!

I nisur në këmbë nga Prishtina për në Tiranë, ish luftëtari i UÇK-së Agim Pllashniku thotë për ABC News se ish krerët e UCK po mbahen në Hagë me aktakuza të Serbisë. Në një prononcim për ABC News nga sheshi Skënderbej, ai bëri apel për pjesëmarrje masive në protestë pasi sic u shpreh, dënimi në Hagë i clirimtarëve të Kosovës, është dënim për gjithë popullin shqiptar.

Ora 14:45 VIDEO/ “Unë jam UÇK”. Shqiptaria mblidhet në sheshin ‘Skënderbej’: Liri për çlirimtarët

Pak orë nga nisja e protestës në mbështetje të ish kombëmandatëve të UÇK, të cilët mbahen në UÇK, ka nisur grumbullimi i protestestuesve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Qytetarë të shumtë të Shqipërisë e Kosovës, janë bërë bashkë në sheshin Skënderbej duke kërkuar liri për clirimtarët. Me flamuj kombëtar, të UÇK ka nisur grumbullimi i tyre në shesh, për protestën e njoftuar në orën 17:00. Gjithashtu edhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, makina me flamurin kombëtar e thirrjet UCK kanë nisur të dëgjohen

Ora 13:32 “Tirana, kryeqendra e shqiptarëve”/ Tubimi për UÇK, Syla: Nuk do ndalemi. Të ngremë zërin kundër procesit të padrejtë në Hagë për ish-luftëtarët

Këtë të premte në Sheshin “Skënderbe” do të zhvillohet protesta mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. Tirana sot vishet kuqezi, ku mijëra shqiptarë pritet të mblidhen në shesh  me moton “Liria ka emër”, “Liri për Çlirimtarët”. Gazmend Syla, nënkryetari i OVL-UÇK në një intervistë në “News Line” në ABC News ka bëri thirrje për një bashkim të shqiptarëve në këtë protestë paqësore në mbështetje të UÇK.

Ora 12:22 “UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar”, Begaj pret Ali Ahmetin: Tubimi krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetje unanime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i Shtetut vlerësoi rolin e Ahmetit si një ndër themeluesit e UÇK-së, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.

Ora 12:00 Protesta pro UÇK, Kosova vjen në Tiranë/ Mijëra shqiptarë nga trojet shqiptare udhëtojne drejt Shqipërisë

Qytetarë të shumtë  janë nisur nga Kosova  drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Skëndërbej” në mbështjetje  të Ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  që prej pesë vitesh ndodhen në paraburgim në Hagë. Në rrugën e Kombit sot kalohet pa pagesë.

Ora 11:07 Mijëra shqiptarë nga trojet shqiptare bëhen bashkë/ Protesta e UÇK-së, Kosova ‘vjen’ në Tiranë

Mijëra shqiptarë nga trojet shqiptare udhëtojnë këtë të premte drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një intervistë të dhënë për gazetaren e ABC News, Xhoana Çollaku, ata janë shprehur se lufta e UÇK, duhet mbështetur, nga të gjithë shqiptarët, ndërsa kërkojnë drejtësi për ish krerët e UÇK< që ndodhen në Hagë.

Ora 09:36 “Drejtësi për luftetarët”/ Prishtinë, qindra qytetarë drejt Shqipërisë për protestën në Tiranë

Vetura nga Kosova me flamujt kuq e zi dhe me tri gërmat “UÇK” jane nisur orët e para të mëngjesit për në Shqipëri. Këtë të premte, qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare bëhen bashkë në sheshin “Skenderbej” në Tirane me thirrjen “Drejtësi per çlirimtarët”. Organizimi i protestës është mirëpritur nga qytetarët, të cilët kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e saj, duke theksuar se nuk do të lejojnë që figura të luftës çlirimtare të stigmatizohen padrejtësisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!