Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në futbollin spanjoll. Rayo Vallecano vuajti mbrëmjen e kaluar për të siguruar kualifikimin në Kupën e Mbretit dhe e siguroi atë vetëm në shtesa. Ekipi që garon në La Liga 2, fitoi 0-1 në transfertë kundër Tarazona dhe vazhdon aventurën në këtë kompeticion.
Rayo u mbështet nga disa tifozë në këtë transfertë dhe gjatë gjithë ndeshjes objektivi i tyre ishte presidenti, Raul Martin Presa. Më e keqja ndodhi në fund të ndeshjes. Sipas raportimeve të Marca, rreth 30 tifozë miq rrethuan makinën e presidentit të tyre dhe nisën ta godisnin dhe ta dëmtonin.
Momente paniku për kreun e klubit dhe personat që e rrethonin, teksa nuk munguan dhe ofendimet e ultrasve të acaruar. Rayo Vallecano renditet në vend të 15-të në divizionin e dytë spanjoll, shumë larg objektivit për t’u rikthyer në elitë. Ecuria e dobët e ekipit i ka mërzitur tifozët, të cilët shohin Presan si fajtorin kryesor dhe janë shfryrë pas kualifikimit në Kupë. /abcnews.al