Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lista Serbe prapë në Kushtetuese/ Kundërshton zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar

schedule17:51 - 16 Tetor, 2025

schedule 17:51 - 16 Tetor, 2025

Lista serbe i eshte drejtuar serish me nje ankese Gjykates Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se eshte shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Partia e Vucic ne Kosove ka kerkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet që sipas saj mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, duke i hapur rruge afateve per formimin e qeverise se.



Sipas Kushtetutës, Kurti ka 15 ditë afat për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë.

Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota të deputetëve dhe Kurti ka thënë se në ditët në vijim do të zhvillojë diskutime me partitë për një koalicion qeverisës, por ende pa rezultat.

Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e detyruar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, për te mandatuarin e ri per formimin e qeverise, qe vjen nga subjekti qe ka dale i dyti ne zgjedhje, ne kete rast, partia demokratike e Kosove, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe ky subjekt ka 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e reja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!