Ish kryeministri i Kosovës Haki Abazi komentoi për ‘Ballkan Update’ protestën e nesërme që do të mbahet në kryeqytet për lirinë e krerëve të UÇK, si dhe për qëndrimin e Kurtit.
Abazi tha se kryeministri Kurti është inatçor për cdo lëvizje të kryeministrit Rama. Më tej ai tha se po kërkohet vetëm drejtësi për krerët e UÇK për një proces që është transformuar duke shkuar në Hagë.
“Kurti e ka për inat çdo lloj lëvizje të Ramës që ka të bëj me Kosovën. Kjo është vazhdimësi e një përplasje që nga fillimi i Kurtit si kryeministër. Deklarata ishte e fokusuar që të mbështjellë çdo gjë që rrit urrejtjen. Edhe sikur Rama ta organizonte protestën, ai ka qenë sponsorizues i rezolutës në Këshillin e Europës. Askush nuk po kërkon më pak sesa drejtësi, një proces që është transformuar duke çuar UÇK në Hagë. Për kryeministrin Kurti po i duket sikur Shqipëria nuk po bën mjaftueshëm për Kurtin.
Fluska për bashkimin kombëtar e thënë nga Kurti përpara qeverisjes u zhduk, po ashtu u zhduk edhe flluska për zhbërjen e dhomave Speciale. Nuk e di nëse ja vlen që të dëgjohen këto hipokrizi dhe argumente të thata që hidhen në drejtim të Ramës apo premtimet e Kurtit.” / abcnews.al /

