Nuk do të jetë personalisht pasi do të politizonte protestën, por pa hequr dorë nga mbështetja e saj. Por të vetët do ti ketë në shesh. Pas hapit pas të kryeministrit Rama, socialistët bënë ftesën e fundit ndaj opozitës, ti bashkohen protestës pro UÇK të premten në orën 17:00
“Kryeministri nuk do marrë pjesë, hajdeni ju. Ejani në protestë. Ose nëse sdoni te sheshi Skënderbej, bëjeni vetë një protestë, bëjeni te SHQUP-I”
Doktori e kishte ndarë mendjen për mos iu bashkuar, por u kap në befasi. Nëse nuk shkon Rama, a do shkojë ai?
“Kur e tha? Sot? Ia kanë ndaluar. Kishte përgatitur fjalim 1 orë”
Por prape PD nuk do të jetë. Për më shumë vendimi është politik dhe mesa duket nuk ka të bëjë me Ramën.
“Për mua kjo nuk zgjidhet me protesta. I dëmton liderët e UÇK. Edhe Rama i dëmton shumë, është i damkosur.”
Në parlament mazhoranca dhe opozita folën me dy metra të ndryshëm. Ndërsa socialistët flisnin për Kosovën, Doktori fliste për të drejtat universale të njeriut, pavarësisht nga kombësia.
“Edhe serb po të ishin do të votoja po ta kishin bërë shqiptaret. Edhe maqedonas po të ishin do ta votoja po ta kishim bërë shqiptarë. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar.”
Të vetmit ama që besojnë tek gjenocidi shqiptar, janë Dick Marty dhe Beogradi. Taulant Balla shtoi edhe një të tretë nga Shqipëria.
“Për habin time, për habin e plotë miqëve të tjerë me të cilët isha në Leskovc para tre ditësh, tifozët serbë kur donin të na shanin na thirrnin ‘Sali Berisha, Sali Berisha”. Sepse Sali Berisha është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer mirë sa herë ka patur mundësi”
Në finale, të premten nuk do jenë në shesh as Rama, as Berisha dhe as Kurti, por tashmë është e qartë per secilin përse. Rama që të ruajë protestën nga politizimi. Berisha se është kundër Ramës. Kurti se është kundër Ramës dhe Thaccit. Por të paktën, dikush reflektoi.
“Nuk të pyes ty Taulant, dhe s’pres ftesë nga ty. Unë do të jem aty ku është Kosova. Do të jem në protestë si qytetar”/abcnews.al

