Pika kufitare e Rafah mes Egjiptit dhe Gazës, vijon të mbetet e mbyllur dhe as në një fazë të mëvonshme, ndihma humanitare nuk do të kalojë aty.
Agjencia e Izraelit për aktivitetet e saj në territorin palestinez ka thënë se po vijojnë përgatitjet për hapjen e Rafah për lëvizjën e njerëzve, por data e hapjes do të njoftohet në një fazë të mëvonshme.
Po e njëjta agjenci tha se nuk ëhstë rënë dakord në asnjë fazë të marrëveshjes, që ndihmat të kalojnë nga Rafah, por ato do të hyjnë në Kerem Shalom dhe pikat e tjera kufitare.
Kombet e Bashkuara I kanë kërkuar vazhdimisht Izraelit të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza. Organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë paralajëmruar se palestinezët kanë nevojë për ushqim, ilace, veshje dhe produkte të tjera bazike, ndryshe situata humanitare në enklavë mund të kthehet në një katastrofë. Sipas fazës së parë të marrëveshjes Izraeli duhet të lejonte hyrjen e ndihmave në Gaza, me të paktën 600 kamionë në ditë.
Por fillimisht kalimi I Rafah pritet të jetë i hapur për njerëzit, duke u mundësuar palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur të dalin për trajtim, me një listë individësh është miratuar tashmë nga zyrtarët egjiptianë dhe izraelitë.
Një mision i Bashkimit Evropian do të vendoset në Rafah për të monitoruar operacionet në bashkëpunim me zyrtarët e Autoritetit Palestinez.
Izraeli kishte paralajmëruar se mund ta mbante Rafah të mbyllur dhe të ndalonte ndihmën që hynte në Gaza, sepse akuzoi Hamasin se po i kthente trupat e pengjeve të vdekur shumë ngadalë.
Në lidhje me këtë një këshilltar amerikan I nivelit të lartë u tha gazetarëve se gjetja e të gjithë trupave mund të zgjasë me javë për shkak të nivelit të shkatërrimit në Gaza.
Ai tha se mund të ofrohen shpërblime për civilët e Gazës që japin informacion dhe se ekspertët turq pritet të bashkohen me kërkimin.
Por Shtetet e Bashkuara besojnë megjithatë se Hamas do I përmbahet marrëveshjes. Grupi palestinez liroi të gjitha pengjet e gjalla dhe sipas zyrtarëve amerikanë, ata kanë thënë se kanë ndërmend ta respektojnë marrëveshjen./abcnews.al

