GJIROKASTËR- Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.
Dorëzimi i tij është bërë në Policinë e Gjirokastrës.
Ai u dorëzua bashkë me armën e krimit, pas negociatave me Policinë.
Hetimet e prokurorisë ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit./abcnews.al

