Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Albin qetësohu!” Rama: Gjykata u ngrit për akuzat e organeve, jo për pengmarrjen e Thaçit

schedule10:02 - 16 Tetor, 2025

schedule 10:02 - 16 Tetor, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur hapur por me stilin e tij ironik Albin Kurtit pas deklaratave, se shefi i qeverisë shqiptare ka qenë pro ngritjes së gjykatës speciale.

Rama i korrigjon kreut të Vetëvendosjes se Gjykata Speciale që ai mbështeti, nuk është që ajo që mori peng Hashim Thaçin, të cilin akuzon kreun socialist, Vetëvendosja do e donte përjetësisht në Hagë.

Kryeministri shqiptar nuk le pa i ngulur një kunj ironik Kurtit për rezultatin e dobët te tij në zgjedhjet e fundit lokale.

“Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë”

Ndërsa me ironi i kujton Kurtit rezultatin e tij në zgjedhjet e Shqipërisë në 2021, duke thënë se nuk është në asnjë garë me Lëvizjen Vetëvendosje, Rama nënvizon edhe njëherë tjetër qëndrimin e tij për Gjykatën Speciale, Hashim Thaçin dhe ish krerët e tjerë të UÇK te cilët prej 5 vjetësh po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ndërsa ndryshe thotë se ka vepruar Vetëvendosja.

“Unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim”

Rama ironikisht i thotë Kurtit të qetësohet, se nuk do të jetë as pjesëmarrës dhe as folës në tubimin gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, por e mbështet atë.

“Do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK, ndërsa e ka vizituar disa herë ish presidentin e Kosovës në Hagë. Ish krerët e UÇk mbahen në dhomat e specializuar prej 5 vitesh me akuzat për krime lufte dhe pengim të drejtësisë ndërsa mbështetja për ta sa vjen edhe rritet.

Qeveria e Kosovës i ka ndërprerë pagesat për avokatët e ish krerëve të UCK-së, ndërsa Kurti përkundër klasës politike nuk shkoi kurrë në Hagë ndërsa në qelitë e saj gjendet edhe një ish deputet I tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!