Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër kandidatë, në garë për kreun e SPAK/ Karamuço: Në lartësinë e duhur për ta kryer detyrën

schedule21:03 - 15 Tetor, 2025

schedule 21:03 - 15 Tetor, 2025

Eksperti Ervin Karamuço thotë se katër kandidatët, për kreun e SPAK, kanë kontributet e tyre dhe janë në lartësinë e duhur për ta kryer detyrën.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se ata do ta vijojnë misionin që ka nisur kreu aktual, Altin Dumani.

“Është garë e fortë. Janë 4 kandidatë, të gjithë kanë kontributet e tyre, të dhëna ndër vite. Eksperiencë të madhe kanë, dikush e ka më shumë, dikush e ka më pak. Por janë në lartësinë e zotit Dumani, për ta vijuar misionin që kanë nisur dhe atë standard që është krijuar tashmë. Nuk mund të kemi regres. Ne do fillojmë me mospëlqimet tona menjëherë. Do shikojmë ritmin. Drejtuesi ka vetëm ritmin. Mban ritmin e të gjithë atyre që ka, është i pari mes të barabartëve. Si procedurë është e garantuar edhe nga faktori ndërkombëtar, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!