Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat e PD/ Karamuço: Kontratat e Begajt me spitalet, të vjetra. Ka një punë, atë të presidentit

schedule20:37 - 15 Tetor, 2025

schedule 20:37 - 15 Tetor, 2025

Eksperti Ervin Karamuço thotë se presidenti Bajram Begaj ushtron vetëm detyrën e kreut të shtetit, dhe pagesat si mjek në spitale private, sikundër akuzon PD, i ka nga shërbime të mbartura.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se nuk duhet rënë në kurthin e deklaratave politike.

“Presidenti Begaj, para se të ishte president ka pasur karrierë të gjatë si mjek. Mjek i rëndësishëm për atë fushë që ka mbuluar. Ka shpëtuar shumë jetë njerëzish, brenda dhe jashtë vendit, duke i ndjekur ata në mjekim, dhe për këtë arsye ka qenë pjesë e kontratave dhe me spitalet e huaja, jo vetëm me ato vendase. Këtë nuk e ka vetëm zoti Begaj, e kanë pasur dhe e kanë edhe shumë mjekë të tjerë, kontratat e bashkëpunimit të asistencës. Pagesa që janë bërë, me aq sa u interesova, nuk duhet të biem në kurthin e deklaratave politike. Ato pagesa janë të mbartura nga shërbime të mëparshme. Presidenti, që kur ka marrë detyrën, as nuk mund të çohet nëpër mend, që të vazhdojë sërish punën, qoftë edhe efektet e një kontrate, që ka pasur me një spital, qoftë vendas apo të huaj theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!