Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë shfajëson Bashkim Deden/ Ish-kreu i Kushtetueses ishte dënuar për fshehje pasurie

schedule19:10 - 15 Tetor, 2025

schedule 19:10 - 15 Tetor, 2025

Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin për dënimin e ish-kryetari të lartë, të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Ky i fundit i cili ishte gjyqtari i parë i dënuar nga GJKKO, do të rigjykohet në Apelin e Posaçëm.  Në vendimin e Gjykatës së Lartë, thuhet se rigjykimi të behët me një tjetër trupë gjykues.

SPAK kishte kërkuar për Bashkim Dedjan, një vit burg për akuzën e fshehjes së pasurisë, por përfundimisht ai u dënua me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.

Sipas SPAK Bashkim Dedja ka fshehur pronësinë mbi një apartament në bregdetin e Kavajës duke e regjistruar në emër të të vëllait.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga vetting-u për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!