Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia pret “biletën” e Botërorit/ Rivalët e Shqipërisë siguruan kualifikimin si të parët e grupit K

schedule12:38 - 15 Tetor, 2025

schedule 12:38 - 15 Tetor, 2025

Anglia është skuadra e parë europiane që siguron kualifikimin për në finalet e “Botërorit 2026”. “Tre luanët” vulosën biletën dy raunde përpara mbylljes së eliminatoreve, pas një ecurie rekord në Grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Suksesi i skuadrës së Thomas Tuchel nisi pikërisht me fitoren 2-0 ndaj kuqezinjve, ndërsa që nga ajo sfidë anglezët nuk u ndalën, duke marrë edhe pesë fitore të tjera për të dominuar grupin.

Në ndeshjen e fundit, Anglia mundi me me lehtë në transfertë 5-0 Letoninë.

Miqtë e vranë garën që në pjesën e parë.

Gordon hapi serinë e golave në minutën e 26-të. Më pas, në skenë u ngjit Harry Kane. Sulmuesi e ndali edhe dy herë të tjera topin në rrjetë, duke siguruar fitoren përpara pushimit.

Në fraksionin e dytë, autogoli i Tonisevs thelloi diferencën, ndërsa katër minuta nga fundi Eze plotësoi “manitën” e Anglisë.

Deri në fund të eliminatoreve të Grupit K, “Tre luanët” do të luajnë edhe dy ndeshje të tjera në nëntor. Në fillim do të presin Serbinë në “Wembley” dhe më 16 nëntor do të luajnë në Tiranë kundër Shqipërisë, ku shpresojmë që Thomas Tuchel dhe skuadra e tij të jenë të ngopur me fitore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!