Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, përmbysje me “poker”/ Skuadra kuqezi fitoi 4-2 miqësoren me Jordaninë

schedule20:53 - 14 Tetor, 2025

schedule 20:53 - 14 Tetor, 2025

Nuk është e lehtë të motivohesh pas një fitoreje epokale.

Edhe pse tifozët prisnin një kombëtare shqiptare që të shkëlqente që nga minuta e parë në “Arenë” ndaj Jordanisë, ky ishte një pretendim paksa i tepruar.

Gjithsesi, pas një pjese të parë siç thuhet “me frena dore”, kuqezinjtë u kthyen sërish vetvetja, ashtu siç ishin kundër Serbisë të shtunën, dhe siç ishin kur dërrmuan radhazi Poloninë 2-0, Çekinë 3-0 dhe Bullgarinë 2-0 në fund të 2023-it.

Pas Leskovacit erdhi një tjetër konfirmim.

Kombëtaren e kemi të fituar.

Miqësorja ndaj jordanezëve në Tiranë u fitua 4-2, dhe frymëzimi nuk ishte humbur, edhe spe trajneri Silvinjo bëri 7 zëvendësime në formacionin titullar.

Një autogol nga Abualnadi në 40’ barazoi rezultatin pasi Al Rashdan kaloi miqtë në epërsi.

Pas pushimit erdhi apoteoza në vetëm 15 minuta, me 3 rrjeta radhazi.

Fillimisht, Arbër Hoxha me veprimin e tij të patentuar.

Vazhdoi Armando Broja me golin që ndoshta ishte nga pozicioni jashtë loje, por që sërish ishte i bukur.

Po ashtu, tepër i rëndësishëm për një sulmues me kaq shumë halle për dy vite radhazi.

Broja konfirmoi veten duke krijuar golin e Nedim Bajramit, të një tjetër lojtari që kishte nevojë për të si për oksigjen.

Gjithsesi, mbrëmja pati një moment historik për një tjetër futbollist të Shqipërisë.

Elseid Hysaj, që hyri në fushë në 77’, vendosi rekordin e ri me 94 ndeshje me fanelën kuqezi.

Mbeti prapa rekordi I Lorik Canës me 93.

Tashmë, kombëtarja shkon në formatin më të mirë të mundshëm në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Kupës së Botës, në Andorrë e në “Arenë” kundër Anglisë.

Objektivi I madh është plej ofi, ndërsa sikur nuk guxojmë dot të mendojmë për vendin e parë në grup dhe kualifikimin direkt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!