Jasir Asani do të jetë pjesë e AIK në Suedi nga 1 janari. Një ditë më parë klubi i kuq dhe ai suedez e bënë zyrtare këtë lëvizje, ndërkohë që sulmuesi anësor ka qenë shumë aktiv dje në rrjetet sociale, duke publikuar dedikimet e bëra nga tifozët dhe miqtë e tij.
Mes shumë postimeve vihet re edhe një mesazh i një tifozi, që kërkon që pas ndeshjes së sotme me Teutën të marrë si dhuratë fanellën e Asanit.
“Në Ballsh nuk ma dhe. Shpresoj që nesër (sot) të ma japësh fanellën, sepse do të jetë kujtimi më i bukur nga një njeri me zemër të madhe si ty”, shkruhet në mesazhin e drejtuar Asanit. /abcnews.al