Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grupet kriminale në lupën e SPAK/ Delia: Arrestimi i Aldo Avdylajt surprizë. Ekstradimet nga Dubai, një sukses

schedule18:34 - 14 Tetor, 2025

schedule 18:34 - 14 Tetor, 2025

Uniformat blu të policisë dhe SPAK kanë kryer disa megaoperacione ditët e fundit, për kapjen dhe vënien para drejtësisë komponentë të grupeve kriminale. Ditën e djeshme u zhvillua një aksion në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan 14 persona. Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News Etleva Delia ndau më shumë detaje gjatë një interviste për “Tirana Live”. Ajo tha se gjatë operacionit u sekuestruan armë, radio dhe veshje si të policisë.

“Është një zonë e njohur për ngjarje kriminale dhe grupe kriminale. Në përballje e parë me Forcat e Rendit ka pasur një tension. Akuzat e tyre janë të rënda pasi u gjetën armë, municione, radio dhe veshje që përdorte policia. Nuk është gjetur ende nëse po planifikonin diçka apo jo. Disa prej tyre janë persona me precedent penal. Një prej tyre dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal që nuk funksionon më. Këto janë të dhënat e para të këtij operacioni.”

Etleva Delia u ndal edhe tek arrestimi i të shumëkërkuarit Aldo Avdylaj. Arrestimin e tij e cilësoi si një lajm të mirë, pasi ishte një person me rrezikshmëri të lartë, por dhe një surprizë pasi mendohej të ishte jashtë shtetit, ndërkohë që ndodhej në një shtëpi të marrë me qira në mes të Tiranës.

“Ishte një surprizë. Askush nuk e priste që Aldo Avdyli të ishte në Shqipëri, e aq më pak në Tiranë. Nga bisedat që zhvilloheshin në Sky ECC ishte një person që ndihmohej vazhdimisht që t’u shpëtonte forcave të policisë dhe të figuronte sikur jashtë edhe pse mund të ishte bë Shqipëri. Ndodhi e kundërta, ai ka qenë brenda Tiranës. Arrestimi i tij është një lajm i mirë, pasi ishte një person me rrezikshmëri të lartë.”

Gazetarja Delia u ndal edhe te ekstradimet nga Dubai, të cilat i cilësoi një sukses të madh, pasi më parë Duabi konsiderohej si një “strehë e sigurt” për të kërkuarit nga autoritetet shqiptare.

“Dubai nuk është më një strehë e sigurt dhe këtë e kemi thënë prej muajsh. Gjatë këtij viti janë ekstraduar tetë persona që do të thotë se është një sukses i madh.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!