Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fluks turistësh edhe në vjeshtë/ Rreth 1.2 milionë përgjatë shtatorit

schedule14:11 - 14 Tetor, 2025

schedule 14:11 - 14 Tetor, 2025

SHQIPËRI- 10.2 milionë vizitorë të huaj ka pritur Shqipëria deri në fund të muajit gusht. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se është shënuar një rritje  me 6% e vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Këto shifra konfirmojnë fluksin turistik që ka pritur vendi gjatë këtij viti si dhe impaktin e rëndësishëm që ka dhënë në ekonomi.

Po ashtu numri I vizitoreve të huaj tregon se Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike  me turizëm gjithëvjetor

Destinacionet kulturore, arkeologjike dhe historike ne vendin tone mbeten nder pikat kryesore te vizitoreve te huaj sidomos  përgjatë vjeshtës .

Referuar shifrave zyrtare te publikuara se fundmi nga Kryeministri Rama nga janari deri në shtator te këtij viti janë numëruar gjithsej mbi 1.2 milionë vizitorë ne këto atraksione turistike ose me një rritje prej 57% krahasuar me një vit më pare.

Në 5 destinacionet me te preferuara nga turistet Parku Arkeologjik i Butrintit renditet i pari ndjekur nga një tjetër pike historike  siç është  Kalaja e Gjirokastrës. Me pas renditet Parku Arkeologjik Shkodër , Muzeu Kombëtar dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë.

Ndërkohë që Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve ka publikuar statistikat për lëvizjen e qytetarëve në aeroporte gjatë gushtit të këtij viti ku rezulton se vendi ynë ka pasur një rritje të numrit të pasagjerëve me 13.5%  krahasuar kjo me vitin 2024./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!