Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të gjithë shqiptarët e Botërorit/ Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, me një këmbë në play off

schedule12:50 - 14 Tetor, 2025

schedule 12:50 - 14 Tetor, 2025

Për herë të parë në histori, të gjithë shqiptarët, ata jashtë kufijve administrativ dhe ata të shpërndarë në të gjithë botën mund të ëndërrojnë.

Më saktë mund të besojnë, pasi janë të gjitha kushtet për të luajtur në finalet e “Botërorit 2026” me dy kombëtare “puro” shqiptare dhe një tjetër të mbushur me shqiptarë.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po imponohen me arrogancën rezultateve në eliminatoret e Kupës së Botës, ndërsa të treja skuadrat kanë në këmbët e tyre, të paktën një biletë për në fazën e play of.

Pas fitores kundër Serbisë, përfaqësuesja kuqezi mban vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë. Me Anglinë që ka në xhep biletën direkte për në finalet e Botërorit, skuadra kuqezi mban me katër pikë larg Serbinë.

Më pranë plej of është Kosova. Fitorja e fundit në fushën e Suedisë, I ka ngjitur “Dardanët” në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë, tre më pak se kryesuesit e Zvicrës dhe më e rëndësishmja, 4 më shumë se Sllovenia.

Matematikisht, skuadra e Franko Foda mund të synojë edhe vendin e parë, por për të siguruar play off i mjafton një barazim në sfidën e parë të nëntorit në transfertën sllovene.

Edhe Maqedonia e Veriut luan për dy mundësi. Vendin e parë dhe play off në kualifikueset e saj në Grupin J.

Enis Bardhi shënoi golin e zgjedhur si më I bukuri i kualifikueseve të tetorit nga UEFA, vendosi barazimin 1-1 kundër Kazakistanit, por Maqedonia e Veriut zbriti në vendin e dytë me 13 pikë, 1 më pak se kryesuesit e Belgjikës.

Në variantin më minimal, të tre kombëtaret mund të luajnë në play of e “Botërorit 2026”, por nuk mund të përballen me njëra tjetrën.

Të paktën për momentin, pasi renditen të treja në vazon e tretë të shortit që do të përcaktojë përballjet në fazën e ardhshme kualifikuese drejt finaleve që do të zhvillohen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!