Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me çështje që shqetësojnë shqiptarët.
Pyetjes ‘Cili kandidat të opozitës do të votonit përballë PS?’, të anketuarit u përgjigjën në masën 50 për qind për Florjan Binajn, kandidatin e pavarur. Për Arlind Qorin votuan 11.1 për qind, ndërsa elektorati gri-mundësi tjetër është në masën 38.9 për qind.
Lidhur me këtë sondazh, analisti Roland Lami tha se sipas shifrave, shihet se Florjan Binaj nuk është figurë bashkuese e opozitës. Lami shtoi se
“A është figurë bashkuese zoti Binaj? Sondazhi na tregon që zoti Binaj nuk është figurë bashkuese. Brenda ka skeptikë, por edhe indiferentë. Nuk është figurë unifikuese për koalicionin opozitar. Ose Berishës do i shkojë kandidati, por Binaj fiton statusin e humbësit.”, theksoi ai./abcnews.al

