ABC News ka ndjekur nga afër zhvillimet e procesit për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Shkodran Hoti gazetar në T7, në një intervistë për gazetaren Habi Hoxha komentoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale. Ai tha se qytetarët në këto zgjedhje i dhanë një përgjigje të qartë Albin Kurtin duke treguar se nuk ka pasur mbështetjen që priste.
“Mitrovica e Jugut ka qenë befasi edhe për faktin se rezultoi më ndryshe. Megjithatë gara është shumë e ngushtë. Albin Kurti ka dashur ta fitojë këtë komunë në raundin e parë, por rezultoi ndryshe. Zoti Kurti edhe mbrëmë ishte atje, por kjo si praktikë e tij nuk dha rezultat, dhe po ashtu as në disa komuna të tjera nuk dha rezultat.
/abcnews.al/

