Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stojkoviç nuk është më “Piksi”/ Humbja me Shqipërinë largon nga pankina trajnerin serb

schedule13:51 - 12 Tetor, 2025

schedule 13:51 - 12 Tetor, 2025

Humbja kundër Shqipërisë I ka kushtuar Dragan Stojkoviç largimin nga pankina e Serbisë. Jo vetëm kaq, pasi disfata në Leskovac ka shuar dashurinë e tifozëve serbë për atë që e cilësonin si një idhull, “Piksin” e tyre.

Menjëherë pas sfidës Stojkoviç njoftoi dorëheqjen, duke plotësuar dëshirën e tifozëve që nga tribunat kërkoni largimin e tij.

” Nuk e prisja këtë humbje, dhe atë kundër një ekipi që është rivali kryesor për vendin e dytë. Marr përgjegjësi absolute dhe jam i vetmi fajtor. Mos u shqetësoni”

Stojkovic largohet nga pankina e Serbisë pas 55 ndeshjesh, si dhe një kualifikimi në Botëror dhe një tjetër në Europian.

Por humbja me Shqipërinë aq më tepër në shtëpi ka shumëzuar me zero sukseset. Kjo konfirmohet edhe nga reagimi mediatik që ka kryqëzuar teknikun dhe skuadrën e tij.

Fjalët tragjedi dhe turp janë ato më të përdorurat në titujt e mediave në Beograd. Sipas tyre, idetë e “Piksit”  kishin përfunduar dhe se Shqipëria i preu rrugën Serbisë për në Botëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!