Qindra tifozë kuqezi janë mbledhur në sheshin jashtë stadiumit “Air Albania” në Tiranë, pak para sfidës Serbi-Shqipëri.
Teksa kuqezinjtë pritet të dalin në fushën e Leskovacit, atmosfera në kryeqytet duket elektrizuese, në mbështetje të kombëtares.
Trajneri Sylvinho ka befasuar me formacionin, pasi ka hedhur në fushë tre sulmues.
Në majë të sulmit do të jetë Rey Manaj, ndërsa nga krahët janë Armando Broja dhe Myrto Uzuni.
Formacioni zyrtar: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Uzuni, Manaj./abcnews.al

