Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndeshja në Leskovac/ Media serbe citon Sokol Kushtën: Serbia ka ekipin më të dobët në histori

schedule17:17 - 11 Tetor, 2025

schedule 17:17 - 11 Tetor, 2025

Ish-futbollisti i Shqipërisë, Sokol Kushta, ka folur për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se do të jetë e mbushur me emocione.

“Përjetimet nuk janë të njëjta për tifozët dhe lojtarët. As perceptimi i ndeshjes nuk është njësoj për të gjithë. Edhe brenda ekipit, disa do të jenë më të ngarkuar emocionalisht, disa jo. Për disa kjo ndeshje ka edhe domethënie politike, por shumë të tjerë e shohin thjesht si sfidë sportive”, shkruan media serbe Blic.

Ai shtoi se kjo është një përballje që kërkon vëmendje maksimale dhe se “mendimet patriotike e politike duhet të lihen mënjanë, sepse ekipet duhet të fokusohen vetëm te futbolli”. Kushta, i njohur për tifozët serbë si “xhelati i Partizanit të Beogradit”, pasi në vitin 1987 eliminoi klubin serb nga Kupa UEFA me Flamurtarin e tij, theksoi më tej: “Jam i bindur që Serbia do të hyjë në fushë për të fituar, por ndeshja nuk do të jetë e zakonshme për askënd”.

Sokol Kushta theksoi se Serbia është më e tensionuar, sepse nuk i mjafton barazimi, ndërsa për Shqipërinë ky mund të jetë avantazh i madh psikologjik. “Serbia nuk mund të kënaqet me barazim, gjë që ia shton presionin. Kjo është një armë plus për neve, sepse na mjafton një pikë në fund. Nga ana tjetër, shoh një Serbi me shumë probleme. Për mendimin tim, kjo është Serbia më e dobët në historinë e saj ndërkombëtare. Dikur kishte ekipe të shkëlqyera, që nga koha e Jugosllavisë, por sot ka vetëm një kombëtare normale”, – nënvizoi Kushta.

Në fund, ish-futbollisti i Flamurtarit bëri parashikimin e tij për ndeshjen e sotme: “Një barazim do të na mbante në garë për ‘play-off’. Nuk jam skeptik, por optimist, besoj se Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv. Serbia ka probleme dhe kjo është përparësia jonë. Edhe një barazim ka vlerë, ndërsa fitorja, sado e vështirë të duket, do të ishte diçka madhështore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!