Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënoi rojen e Gjykatës së Apelit/ Gentian Mali ishte në seancën e kunatit Lazer Vladaj, i dënuar nga Italia për prostitucion

schedule12:19 - 10 Tetor, 2025

schedule 12:19 - 10 Tetor, 2025

Gentian Mali, i cili kërcënoi rojen e sigurisë në Gjykatën e Apelit, është kunati i shtetasit Lazer Vladaj, ky i fundit u arrestuar disa kohë më parë në Han të Hotit për qëllim ekstradimi.

Vladaj kishte seancën për shqyrtimin e ankimit të bërë në Apel këtë të premte, dhe Mali ishte bashkë me familjarë të tjerë në gjykatë.

Ata kanë tentuar të futen në gjykatë por nuk lejoheshin pasi seanca ishte për masë sigurie me dyer të mbyllura.

Lazer Vladaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

44-vjeçari, është dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë dhe është në pritje të vendimit gjyqësor në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!