Ngjarja e një dite më parë ku u dhunua 61-vjeçari në Vlorë zbardhet edhe dëshmia e dy personave të arrestuar në Policinë e Vlorës
Sipas policisë, ngjarja ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Kozma Kukli punonjës i pastrimit në Bashkinë e Vlorës, i cili u dhunua fizikisht mbrëmjen e djeshme nga dy persona, me sende të forta, për motive të dobëta, (banale) Ermal Sakaj 37 vjeç dhe Kaludio Nurçaj 30 vjeç me precedent kriminal.
Sipas të rinjve të përfshirë në konflikt, qe dhunuan 61-vjeçarin, dyshohet se ky i fundit ka goditur me biçikletë furgonin e tyre, tek pjesa e derës duke u përplasur tek furgoni. Ata kanë deklaruar gjithashtu se ai i ka ndjekur me biçikletë. Kjo ka qene dhe deklarata e dy personave qe kanë dhënë në OPGJ të Policisë së Vlorës./abcnews.al

