Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një rumun për Serbi Shqipëri/ UEFA zgjedh Istvan Kovaks, arbitri i finales së fundit të Champions

schedule14:04 - 9 Tetor, 2025

schedule 14:04 - 9 Tetor, 2025

UEFA ka zbuluar arbitrin e sfidës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Duke qenë një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat në eliminatoret e “Botërorit 2026”, qeveria europiane e futbollit ia ka besuar atë rumunit Istvan Kovaks, arbitri që vendosi drejtësi në finalen e fundit të Champions League, mes Paris Sent Zhërmen dhe Inter.

41 vjeçari mban stemën e FIFA që nga viti 2010, ndërsa në sezonet e fundit të turneve ndërkombëtarë është ngjitur lart në hierarkinë e arbirave.

Kovaks numëron 77 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa ka një mesatare të lartë të kartonëve të verdhë dhe të kuq.



Edhe ndihmësit e tij në fushën e lojës do të jenë rumunë, ndërsa në në sistemin VAR do të jenë gjermanët Bastian Dankert dhe Paskal Myler./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!