Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapen konteinerët me mbetje/ Durrës, prokuroria merr mostrat për hetimin e rrezikut të tyre

schedule13:07 - 9 Tetor, 2025

schedule 13:07 - 9 Tetor, 2025

Prokuroria e Durrësit ka hapur sot 102 kontejnerët që ndodhen në zonën industriale të Porto Romanos, dhe ka marrë mostrat për të përcaktaure nëse bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme apo jo.
Mostrat e marra do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar saktësisht përbërjen dhe nivelin e rrezikshmërisë.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka kërkuar transparencë të plotë për këtë proces dhe për çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e kontejnerëve.

Rasti është denoncuar fillimisht nga rrjeti Bazel, që ngriti dyshime se brenda kontejnerëve mund të ndodhen mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë vendit.
Kontejnerët u kthyen në portin e Durrësit në fund të tetorit dhe, pas rreth dhjetë ditësh qëndrimi në radë, u zhvendosën në zonën e Porto Romanos, ku ndodhen nën mbikëqyrje të rreptë policore dhe monitorim 24-orësh me kamera sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!