Klubi i Teutës po pëson ndryshime rrënjësore në stafin drejtues. Bledi Shkëmbi u largua nga kreu i pankinës durrsake ditën e diel dhe u zëvendësua nga Edi Martini. Pak çaste më parë, faqja zyrtare e Teutës konfirmoi edhe largimet e Selimit, Vitobellos dhe Rizvanit.
Njoftimi i Teutës:
“KF Teuta dëshiron të falënderojë Irisi Selimin, Francesco Vitobello, dhe trajnerin e portierëve, Bledian Rizvani. Klubi falënderon stafin teknik për emocionet dhe punën e tyre me ekipin gjatë kësaj kohe që ishin pjesë e Teutës dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre.
FALEMINDERIT!”/abcnews.al