Nuk ka të dytë si ai. Nuk duam që ta përsërisim kaq shpesh, por Tadej Pogaçar është nga ata që fiton kaq shpesh, saqë jemi të detyruar të mos ndalemi.
Ylli më i madh i çiklizmit botëror arriti një tjetër sukses, këtë herë në një nga garat klasike njëditore, të quajtur “Tre Vali Varezine” në Itali.
Gara ishte 200 km e gjatë, dhe 26-vjeçari sulmoi 22 km përpara cakut.
Ai krijoi një diferencë prej një minute me ndjekësit dhe nuk e vuri në dyshim triumfin e radhës.
Pas tij mbërritën danezi Albert Filipsen dhe francezi Zhylian Alafilipë.
Pak ditë më parë, ai fitoi titullin kontinental në Kampionatin Europian në rrugë zhvilluar në Francën Jugore, ndërsa duke u kthyer prapa disa javë, mori edhe titullin e kampionit të botës, një garë zhvilluar në Afrikë.
Në këtë mënyrë, u bë I pari çiklist në një dekadë që I fiton të dy titujt, edhe europian edhe planetar.
Të mos harrojmë se në 2025 ka fituar edhe Turin e Francës, e tashmë ka katër fanela të verdha.
Këtë vit ai ka marrë 19 tituj, në karrierë ka 107, dhe synon të fitojë edhe garën përmbyllëse të sezonit, Turin e Lombardisë, në të cilin pretendon titullin e pestë radhazi, si askush tjetër në 118 vjet të historisë së saj./abcnews.al

