Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debati në “Real Story”/ Koçi-Alimehmetit: Je njësoj si Berisha e Noka. Nxisni njerëzit kundër gjykatave

schedule21:23 - 7 Tetor, 2025

schedule 21:23 - 7 Tetor, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, u diskutua për garën për Bashkinë e Tiranës. Ish-deputeti i PS Petro Koçi dhe Ilir Alimehmeti kanë pasur një diskutim me tone të larta mes tyre.

Ishte një video e nxjerrë nga Ilir Alihmehmeti që paraqet një moment nga Kuvendi, ‘i cili shprehet se ndërsa flitej për vrasjen e të miturit Martin Canit, Ogerta Manastirliu nuk po tregonte seriozitet’. Kjo ka ndezur edhe më shumë debatin, ndërsa Petro Koçi drejtuar Alimehmetit tha se po bën të njëjtën sjellje si Berisha dhe po përdor situata që nuk janë të duhura.

Pjesa nga diskutimi në studio:

Koçi: Ju jeni partia që i thoni SPAK organizatë kriminale…

Ilir Alimehmeti: Ju nuk ju pëlqen dhe nuk doni të diskutoni të vërtetat.

Kur flitet për vrasjen e një fëmijë në parlament nuk dihet të zgërdhihesh

Petro Koçi: Ti vazhdon të jesh kopje e Sali Berishës. Po sjell një diskutim tjetër. Je e njëjta kopje e Berishës dhe Nokës

Ilir Alimeheti: A i mbroni dot fëmijët ju? Keni detyrë të mbroni fëmijët tanë. A mund t’i mbroni?

Koçi: Je e njëjta gjë, më thuaj ku ndryshon ti nga Berisha? Je njësoj si Berisha e Noka. Fjala është e rëndësishme, por më e rëndësishme është veprimi.

Ilir Alimehmeti: Flisni pra, kërkoni llogari. Por ka mungesë sigurie…

Petro Koçi: Je kopje e Sali Berishës

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!