Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po vjedhin fëmijërinë”/ Danimarka planifikon të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

schedule16:47 - 7 Tetor, 2025

schedule 16:47 - 7 Tetor, 2025

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka deklaruar se përdorimi i rrjeteve sociale do të ndalohet për fëmijët nën moshën 15 vjeç.

Ajo theksoi se ky vendim është i domosdoshëm, ndërsa shtoi se duhen ligje më të rrepta për të mbrojtur fëmijët.

Kryeministrja daneze u shpreh se telefonat apo rrjetet sociale po “vjedhin fëmijërinë”, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e fëmijëve dhe problematikat me të cilën përballet rinia.

Megjithatë nuk janë ndarë detaje specifike rreth ndalimit të propozuar dhe mënyrës se si do të funksionojë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!