Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kim Jong Un i uron 73-vjetorin e lindjes Vladimir Putin

schedule15:36 - 7 Tetor, 2025

schedule 15:36 - 7 Tetor, 2025

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka dërguar një letër urimi Presidentit rus, Vladimir Putin, me rastin e ditëlindjes së tij të 73, ku flet për besimin se aleanca midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen.

Në letrën e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, Kim shkruan: “se marrëdhëniet aleate mes dy vendeve, të cilat kanë arritur kulmin e tyre, do të përparojnë më tej, falë miqësisë së ngushtë.”

Kim përsëriti mbështetjen e tij për atë që e cilësoi si ‘luftën e drejtë’ të Rusisë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, një deklaratë që i referohet qartë pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Agjencisë së Inteligjencës së Koresë së Jugut, që nga tetori i vitit 2024, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 15 mijë trupa dhe armë për të mbështetur operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Takimi më i fundit midis Kim Jong Un dhe Vladimir Putinit është zhvilluar në Pekin, në fillim të muajit shtator, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!