Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me cështje që shqetësojnë shqiptarët.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Sondazhit iu nënshtruan 1203 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë.
Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%.
Pyetjes se ‘A duhet të nxjerrë opozita kandidat jashtë PD?’, shqiptarët janë përgjigjur po në masën 40.3 për qind, 18.5 për qind e tyre mendojnë se jo.
Sakaq, elektorati gri ‘I dyjzuar’ është në masën e 41.2 për qind. / abcnews.al /

