Gjykata Penale e Tiranës ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Albano Kusin, i hetuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Celaj. 28-vjeçari u mbrojt në sallën e gjyqit duke thënë se momentin kur ka ndodhur krimi ishte me të dashurën e tij për kafe në zonë e Brrylit në Tiranë.
Albano Kusi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ky ishte vendimi i gjykatësit Sokol Tona, për 28-vjeçarin, i cili u dërozua të dielën në policinë e Tiranës dhe që po hetohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj.
Albano Kusi shpjegoi në sallën e gjyqin se në kohën kur ka ndodhur krimi ai ka qenë më të dashurën e tij duke pirë kafe në zonë e Brrylit.
“Kam dëshmitarët që kam qënë te “Brryli”, deklaroi Kusi.
Prokurori i çështjes Lulian Zonja theksoi se Albano duhet të qëndrojë në burg ashtu si u verpua me të pandehurit e tjerë, pasi nuk është bërë ende analiza e provave.
“Egzistojnë të njëjtat kushte dhe kritere që në këtë moment të vazhdojë masa e sigurimit e caktuar arrest me burg”, tha Prokurori Julian Zonja.
Gjatë muajit nëntor u dorëzua në policie dhe vëllai i madh i Albano Kusit, Griseldo. Ky i fundit ndodhet pas hekurave bashkë me babain Bujuar Kusi, pasi vrasja e Indrit Çelaj ndodhi në banesën e tyre në rrugën Myslym Shyri mesditën e 22 gushtit. Ndërkohë sipas prorkurorisë në krim janë përfshirë edhe persona të tjetë që janë nën hetim si Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka që akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./abcnews.al