Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se kandidatura e Florjan Binajt, është shumë qesharake. Gjatë fjalës së tij, theksoi se do ketë një tjetër ‘komedi për t’u ofruar qytetarëve’.
Më tej, Çupi nënvizoi se Partia Demokratike nuk mund të dalë nga duart e Berishës dhe të familjes së tij, duke shtuar se kreu i PD ka zgjedhur të mos i përdorë ‘ushtarët e tij’, por hedh në ‘treg cironkat e vogla’.
“Duke parë atmosferën në PD, nuk mund të kishte kandidat më ndryshe nga Binaj. Aty është një komedi që çdo ditë bie edhe kualiteti i saj. Aty mund të hyjë edhe dalë aktori i portokallisë. Po ta shohim politikisht dëshmon se PD nuk ka më asgjë. Fakti që zgjidhet ky njeri, është vërtet fundi i enës së PD. Nuk ka tjetër gjë dhe nuk ke kë të kapësh në atë enë. E gjitha si fantazi nuk ka më shumë mendësi se sa një mendje shumë e ulët se ajo e Shkëlzenit. PD nuk del nga duart e Berishës e gjallë dhe familjes së tij. Florjan Binaj mund të konsiderohet si nga fëmijët e familjes Berisha. Figurat më të votuara që ka PD nuk i sjell Berisha në fushatë. Askush nuk mund t’i votojë figurat si Noka… Berisha ka zgjedhur të mos i hajë ushtarë e shahut të tij dhe hedh në treg këto cironkat e vogla. E nis me një parti tjetër dhe përfundon men një parti tjetër…As aktor dhe as politikan…Nuk mund të bëhet fjalë për fitore për PD, aq më keq për Binajn, një sozi të Edi Ramës. Këta edhe para publikut nuk mund të dalin me një pamje normale arti. Në të gjithë botën e civilizuar, imituesi janë shumë herë më të dashur se sa shkrusi i historisë tjetër të personazhit. Ai ndodhet në rolin e njeriut që ka admiruar për t’u bërë sozi e dikujt. Kemi një PD që nuk është në gjendje të dallojë artin nga politika, shëmtinë nga e bukura, karagjozin nga dikush tjetër që bën politikë. Ajo që ka ndodhur në PD, ka hequr dorë përfundimisht nga shërbimi për publikun…Për Këllicin mund të them se ishte politikan, tjetër gjë se sa i çmuar ishte. Ndërsa Binaj, ka hyrë në komedi, teatër, skeçe. Në këtë rast bëhet dy herë komik Binaj dhe Këllëçi vetëm njëherë…Mund të them se nuk jam i sigurt nëse demokratët mund ta votojnë Binajn…Ditën e fundit Saliu ka për t’i thënë Shkëlzenit, përse na e solle këtë. Saliu është një njeri dinak, për egon e tij ka djegur Shqipërinë, për sigurinë e tij ka vrarë Azem Hajdarin. Ka tentuar të sulmojë ambasadën amerikan. Për një gjë të vogël, Saliu të bën gjëmën e madhe. Mund të dalë dhe të thotë kemi fituar zgjedhjet, në mënyrë me absurde, me 10 vota sa mund të marrë ai”, ka thënë mes të tjerash analisti Frrok Çupi.
/abcnews.al/

