Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kapitullon” Barcelona/ Kampionia e Spanjës pësoi humbjen e dytë radhazi këtë sezon

schedule13:01 - 6 Tetor, 2025

schedule 13:01 - 6 Tetor, 2025

E pamundur të ndodhte më keq, por gjithmonë gjendet një ngushëllim.

Ky sezon i kampionatit spanjoll është i pamëshirshëm me gjigandët, dhe pasi këtë e provoi Reali, tashmë i ndodhi edhe Barcelonës.

Kampionia në fuqi e La Ligës u shkatërrua në të gjithë kuptimin e fjalës në fushën e Seviljes duke humbur me shifrat 4-1.

Humbja më e rëndë që kur në stol është ulur trajneri gjerman, Hansi Flik, u materializua me një paraqitje të tmerrshme në lojën mbrojtëse.

Ish-ylli “blaugrana” Aleksis Sançez shënoi me penallti, pastaj Romero realizoi të dytin, edhe pse Rashford bëri që Barça ta mbyllte pjesën e parë në humbje vetëm 1-2.

Pas pushimit, Robert Levandovski humbi penalltinë që do të kishte sjellë barazimin, ndërsa do të kishte qenë goli i tij numër 701 në karrierë.

Kjo bëri me krah Seviljen që mbylli gjithçka në kundërsulm, në sekondat e fundit.

Karmona shënoi në 90’ dhe Adams në minutën e gjashtë shtesë.

Ish-futbollisti “blaugrana”, Zherard Lopez, paralajmëron se loja n mbrojtje e trajnerit Hansi Flik është alarmuese: Është tjetër gjë që mbrohesh lart, tjetër gjë që të kryesh vetëvrasje!

“Nuk ka justifikime, – kritikon ashpër e përditshmja “Sport”,  Barça dorëzoi kreun duke u mbytur në Sevilje, humbja më e rëndë e epokës Flik!”

Gazeta madrilene, “AS”, është gjithashtu pa mëshirë: Sevilja vallëzon me Barçën! Fitore e madhe pas 10 viteve! Kjo është humbja më e madhe në erën “Flik”!

Trajneri Flik pranoi rezultatin, dhe faktin se pjesa e parë kishte qenë tepër e keqe, ndërsa vlerësoi reagimin pas pushimit.

E vetmja gjë që mbetet sipas tij është që kjo humbje të jetë mësim për të ardhmen.

Reali kryeson La Ligën me 21 pikë ndaj 19 të Barcelonës, pas 8 javësh të luajtura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!