Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana, pa kandidat/ Sot afati i fundit për kandidatët e pavarur, kë do mbështesë Berisha?

schedule12:15 - 6 Tetor, 2025

schedule 12:15 - 6 Tetor, 2025

Pritjes po i vjen fundi. Partia Demokratike pritet të shpallë kandidatin e saj për zgjedhjet bashkiake të 9 nëntorit, edhe për Tiranën, aty ku është vëmendja më e madhe.

Në selinë blu, është mbledhur kryesia e vogël, teksa pas përfundimit të mbledhjes, kryedemokrati Sali Berisha do të ketë një konferencë për media.

“Janë rreth 13 kandidatë. Të paktën, në mbledhjen e Kryesisë së vogël janë diskutuar 3 emra. Florian Binaj, Ermal Hasmija dhe Florian Haçkaj. Deri më tani mësohet se nuk ka vendim, por pas 15 minuta, Berisha do ketë një konferencë për shtyp. Është paralajmëruar se dora e fundit do duhet të jepet dhe nga aleatët. Pritet të shihet se si do të jetë rreshtimi i partive të reja. Për 15 minuta do të mësojmë vendimin e zotit Berisha”, raportoi ndër të tjera, gazetari Andon Kello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!