Detaje të reja, janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shpëthimit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, ku i mori jetën në vendngjarje 58 vjeçarit, Isuf Jaçaj.
Në ekzekutimin e 58 vjeçarit, mësohet se janë përdorur rreth 800 gram lëndë eksplozive, i cili ishte vendosur poshtë mjetit tip “Toyota” të viktimës, dhe shpërthimi dyshohet të jetë kryer i telekomanduar në distancë.
Pas tronditjes me tritol të qytetit bregdetar, forcat renea dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, kanë zbritur në terren për të kryer kontrolle me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Isuf Jaçaj.
Burime pranë grupit hetimor thanë për abc neës, se pista e vetme në të cilën po hetohet është ajo e motivit hakmarrje, pasi i biri i viktimës, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, dyshohet si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur më 17 korrik në qytetin e Sarandës. Ngjarja kjo që pasoi më pas me një sagë hakmarrjesh.
Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn, 33 vjeç dhe Ernest Lamën, 25 vjeç. Sipas policisë, ishte Klaus Jaçaj, ai i cili e ndihmoi Zoton të largohej nga vendi i ngjarjes, për të cilën prokuroria ngriti ndaj Jaçajt akuzat “përkrahje e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi” dhe vazhdon të jetë në arrest në burg, deri në zbardhje të plotë të ngjarjes.
Klaus Jaçaj u vetëdorëzua në komisariatin e Sarandës, mbrëmjen e 23 korrikut, 5 ditë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.
Vetëm dy ditë para dorëzimit, Klaus Jaçajt iu hodh mjeti në erë po prap me tritol. Por, 31 vjeçari nuk ndodhej në të, pasi mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij. Shpërthimi me tritol i 22 korrikut në mjetin e Jaçajt mbeti një ngjarje e pazbardhur, ndërsa sot u hakmorën duke i vrarë babanë.
Vetë 58-vjeçari merrej me turizëm duke transportuar me skaf pushues drejt plazheve dhe duke bërë guida turistike, ndërsa hetimet vijojn për dokumentim të çdo materiali që do hedh dritë mbi të vërtetën e vrasjes mafioze të Isuf Jaçajt.


