Malaj në “Abc-në e mëngjesit”: Rama neo-diktator, po më heqin për interesa të fshehta bankare, jo për kritikat

schedule14:49 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 14:49 - 17 Dhjetor, 2019

Arben Malaj shpreson që nesër opozita dhe disa socialistë ta mbrojnë nga shkarkimi. I ftuar në “Abc e mengjesit” nga Enkel Demi, anëtari i Këshillit Mbikrqyrës të Bankës së Shqipërisë, e quan Ramën neo-diktator, ndërsa thotë se arsyeja e vërtetë e shkarkimit janë interesa të fshehta të disa bankave.

Arben Malaj do të jetë të mërkurën në Parlament, nga ku për 15 minuta, do të mbrojë karrigen e tij si anëtar i Këshillit Mbikrqyrës të Bankës së Shqipërisë.

I ftuar në “Abc e mëngjesit” nga Enkel Demi, Malaj shpreson që Parlamenti të mos e miratojë kërkesën e Ramës për ta pezulluar.

“Opozita duhet të mbrojë kredibilitetin e saj sepse ka akuza publike që Rama i blen disa prej tyre, në rastet e tjera, nuk e di në këtë rast. Kështu që nëse do mbetemi në dy solidaritete në të majtë dhe në të djathte, i mbetet që 4-5 burra dhe zonja të grupit parlamentar të PS mund t’ja heqin njollën e zezë”, tha Malaj.

Procesin do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të Njeriut, siç thotë, jo për veten, por për parimin.

“Patjetër, nuk dua ta çoj për vete, dua të krijohet precedenti që asnjë neodiktator nuk mund në një demokraci…’, tha Malaj.

Arsyeja e vërtetë e shkarkimit, sipas Profesor Malajt, nuk janë kritikat ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut Veliaj.

“Arsyeja reale për mua janë duart e zgjatura në institucionet pavarura të vendit tim që nuk kanë guximin të pranojnë njerëz që votojnë edhe kundër”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!