Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e gjimnazistëve në Kamëz/ Dy 16-vjeçarët e akuzuar lihen në burg

schedule11:19 - 5 Tetor, 2025

schedule 11:19 - 5 Tetor, 2025

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për njërin nga 16 vjeçarët e akuzuar për plagosjen e dy bashkëmoshatareve të tjerë pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” të Kamzës.

Për të akuzuarin e dytë gjykata caktoi masën “arrest në burg” me afat 1 mujor. I dyti është edhe vetë i lënduar në konfliktin ku i përdorën edhe thika.

Përmes avokatit ai ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t’i ndarë shokët e tij.



Ngjarja u regjistrua më datën 2 dhe dyshohet se sherri fillimisht nisi brenda në oborrin e shkollës  gjate pushimit dhe më pas adoleshentët dolën jashtë murit rrethues aty ku u konfliktuan me thika dhe për pasojë 3 prej tyre mbetën të plagosur ndërsa dy të tjerë përfunduan në pranga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!